Shqipëria, një rrugëtim fotografik : 1858-1945

Fiche technique

Format : Broché
Nb de pages : 123 pages
Poids : 400 g
Dimensions : 17cm X 19cm
Date de parution :
ISBN : 978-2-9538669-2-6
EAN : 9782953866926

Shqipëria, një rrugëtim fotografik

1858-1945

chez Ecrits de lumiere

Paru le | Broché 123 pages

Tout public

19.00 Indisponible

Quatrième de couverture

Shqipëria ka njohur një histori të trazuar që prej mbretërisë antike të Ilirisë : helenizimin me Filipin e Maqedonisë, dyndjet sllave, sundimin e Republikës së Venedikut dhe katër shekuj pushtimi nga Perandoria osmane.

Gjithë këto ndikime përbëjnë pasurinë e këtij vendi, i cili u bë shtet i pavarur në vitin 1912.

Në kohët heroike të lëvizjeve patriotike, në zemër të shekullit XIX, lindi edhe fotografia. Në Shqipërinë rurale të kësaj epoke fotografia do të merrte një zhvillim të papritur. A duhet parë një lidhje mes ndërgjegjësimit për identitetin kombëtar dhe tërheqjes së jashtëzakonshme që artistët shqiptarë përftuan atëbotë për këtë mënyrë të re të shprehjes ?

Loïc Chauvin dhe Christian Raby, duke e lënë këtë çështje të hapur, nxjerrin në dritë trashëgiminë fotografike të pashoqe të këtij vendi ballkanik.

Biographie

Loïc Chauvin ka botuar një album me fotografi kushtuar dinastisë Marubi, « Albanie, visage des Balkans » (« Shqipëria, fytyra e Ballkanit »), Arthaud 1995.

Christian Raby ka dhënë lëndën e historisë së fotografisë në Universitetin e Çikagos në Paris.